Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mbyllet Ammann , shtëpia botuese që mori përsipër botimin e Kadaresë
English

Mbyllet "Ammann", shtëpia botuese që mori përsipër botimin e Kadaresë

Tiranë, 8 Shtator NOA - "Ammann", shtëpia botuese që kishte marrë përsipër botimin e Kadaresë për botën gjermanofolëse, do të mbyllet...

Në Francë, Ismail Kadare ka pasur shumë fat me shtëpinë e madhe botuese "Fayard", e cila rregullisht ka botuar romanet dhe esetë e tij në gjuhën frënge. Madje, në vitet '90-të "Fayard" botoi edhe kompletin e veprave të Kadaresë në gjuhën frënge dhe shqipe. Në hapësirën gjermanofolëse, ndërkaq, kandidati shumëvjeçar për çmimin Nobel, nuk ka pasur dorë të mbarë me botuesit e tij. Dikur veprat e Kadaresë botoheshin në Gjermaninë komuniste, pastaj në "Neuer Malik Verlag" në Kiel (Gjermania veriore) dhe në "Residenz Verlag" (Salzburg, Austri). Këto shtëpi botuese nuk janë aq të njohura. Publiku gjermanofolës i ka zbuluar disa prej romaneve të Kadaresë vetëm pas botimit si libra xhepi (Taschenbücher) nga botuesi "dtv", Mynih. Në vitin 2001 dukej se Kadare gjeti, më në fund, një strehë të sigurt botuese. Atë vit, shtëpia e njohur botuese "Ammann Verlag" e Zyrihut, njoftoi se tani e tutje do të botonte opusin e autorit shqiptar. Seria filloi me botimin e "Prillit të thyer" (në përkthim elegant të Joachim Röhm-it) dhe vazhdoi me tituj të tjerë: "Ura me tri harqe" (2002), "Pallati i ëndrrave" (2003), "Gjenerali i ushtrisë së vdekur" (2004), "Viti i mbrapshtë" (2005), "Pasardhësi" (2006), "Spiritus" (2007) dhe "Vjedhja e gjumit mbretëror" (2008). Nën kujdesin e veçantë të botuesit Egon Ammann, këto libra u shtypën me një përgatitje bashkëkohore grafike dhe të gjitha ballinat u ilustruan me fotografi të Marubit. Kjo traditë e shkurtër së shpejti do të marrë fund. Egon Ammann do të mbyllë portat e shtëpisë së tij botuese më 30 qershor 2010. Dy janë arsyet që i ka përmendur Ammann për këtë hap: mosha e tij dhe gjendja në treg. Me fjalë të tjera: lexuesit, gjithnjë e më shumë, preferojnë libra "të lehtë", jo literaturë që kërkon djersitje mendore. Sekretari i toreros Egon Ammann u takon atyre zviceranëve, të cilët në dallim nga shumë bashkëkombës të tyre kanë kapërcyer ngaherë gardhin izolacionist. Gjatë karrierës së tij, Ammann ka qenë librashitës në Stamboll, pastaj ka shtegtuar nëpër vendet e Orientit, ku ka shitur vepra të shkrimtarit klasik gjerman Johann Ëolfgang von Goethe, mandej ka qenë sekretar i një toreroje spanjoll. (Ammann, këtë mund ta konfirmojnë të gjithë vizitorët e tij, është edhe nikoqir dhe kuzhinier i mirë: Njëherë, duke shkuar për darkë në shtëpinë e tij bashkë me Ismail Kadarenë, shkrimtarin Beqë Cufaj dhe përkthyesin Joachim Röhm, humbëm rrugën në terrin e Zyrihut. Pasi u sollëm kot poshtë e lart, Kadare dikur tha: "Atje lart duhet të jetë, sepse po shoh një spaghetti duke fluturuar". Dhe atje lart gjetëm botuesin duke përgatitur darkën, natyrisht spaghetti). Lajmi që Egon Ammann do të ndërpresë veprimtarinë e tij botuese jehoi në pothuaj të gjitha mediat në Zvicër, Gjermani e Austri. Me angazhimin e tij vetëmohues ai u ka sjellë për herë të parë lexuesve gjermanofolës autorë të famshëm, siç janë Fernando Pessoa (Portugali), Osip Mandelshtam (Rusi) dhe Antonio Makado (Spanjë).

Me mbylljen e shtëpisë botuese Ammann, Ismail Kadare do të mbesë pa botues në hapësirën gjermanofolëse. Ky është një lajm i keq.

Marrë nga "Express"

KOMENTE