Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ndryshon drejtimi i KFOR, komandanti i ri: Misioni im, tërheqja nga Kosova
English

Ndryshon drejtimi i KFOR, komandanti i ri: Misioni im, tërheqja nga Kosova

Prishtinë, 8 shtator NOA-Gjeneral Markus Bentler nga Gjermania mori sot komandën e trupave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë.

Ai ka zëvendësuar gjeneralin italian, Giuseppe Emilio Gay, i cili shërbeu në këtë detyrë që prej 29 gushtit të vitit të kaluar.

Për punën që ka bërë gjatë mandatit të tij si udhëheqës i KFOR-it, presidenti Fatmir Sejdiu e ka dekoruar gjeneralin Giuseppe Emilio Gay me Medaljen e Artë për Shërbim Ushtarak në Kosovë.

Ndërsa Gay tha se KFOR-i ka nisur të hyjë në një fazë të re, krahas përmirësimit të gjendjes së sigurisë.

Megjithë zvogëlimin e trupave në terren, KFOR-i thotë se është në gjendje të garantojë një midis të sigurt dhe liri të lëvizjes.

"Reduktimi gradual i trupave të NATO-s në Kosovë nuk shënon fundin e angazhimit të vet, por tregon progresin e arritur në Kosovë dhe përmirësimin e gjendjes së sigurisë", u shpreh ai.

Kurse komandanti i Forcave të Bashkuara të NATO-s në Napoli, admirali amerikan, Markus Fitzgerald në ceremoninë e dorëzim-pranim të komandës vlerësoi se gjenerali Bentler i cili merr komandën e trupave të KFOR-it është i familjarizuar me Kosovën pasi që ka pasur provojë dhe ka shërbyer edhe më parë në ketë vend.

Fitzgerald i siguroi kosovarët se KFOR-i do të vazhdojë t'i mbështesë dhe në bashkëpunim me mekanizmat e tjerë ndërkombëtarë do të krijojë një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë.

KOMENTE