English

Nis shpërndarja e çadrave për të prekurit e tërmetit, kaos dhe radhë të gjata

Peshkopi, 8 shtator, NOA - Ka nisur paraditen e sotme procesi i shpërndarjes së çadrave për banorët e prekur nga tërmeti i dy ditëve më parë në zonën e Peshkopisë.

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, procesi po organizohet nga drejtuesit e komunave të prekura dhe në këto momente po raportohet prej tyre se njerës të tërë janë vënë në radhë për të përfituar çadra dhe ndihma të cilat janë sjellë në vendin e ngjarjes nga Shtabi i Emergjencave Civile.

Deri tani, në këtë zonë nuk kishin mbërritur ndihma nga ana e strukturave shtetërore për situatën emergjente të krijuar dhe për këtë arsye, banorët janë detyruar të kërkojnë ndihmë pasi kanë kaluar natën jashtë, nën qiell të hapur, në mungesë të çadrave.

KOMENTE