Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Përpiqet të rregullojë çatinë e shtëpisë, bie dhe vdes 57-vjeçari
English

Përpiqet të rregullojë çatinë e shtëpisë, bie dhe vdes 57-vjeçari

Shkodër, 8 Shtator NOA - Përpjekja për të rregulluar çatinë e një banese dykatëshe, ishte fatale për një 57 vjeçar në qytetin e Shkodrës i cili humbi jetën pasi ra nga lartësia me pasojë marrjen e plagëve të rënda.

Korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA, informon se viktima është Rifat Basha, lindur në fshatin Kullaj, Komuna Gruemirë, në Malësi të Madhe dhe banues në lagjen "Guerrile" të qytetit Shkodër.

Në vendngjarje, dëshmitarët i thanë grupit hetimor të policisë, se 57-vjeçari ka vdekur si pasoje e rrëzimit nga lartësia.

Policia tha se viktima Rifat Basha, ka qenë duke punuar privatisht në një shtëpi private dykatëshe, në lagjen "10 Korriku" - Tepe, për rregullimin e çatisë së banesës dhe dyshohet se nga pakujdesia ka rrëshqitur duke rënë poshtë dhe për pasojë ka humbur jetën.

r.d/e.l/NOA

KOMENTE