Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sëmundja e malaries, në vitin 2012 do të jetë gati vaksina për luftimin e saj
English

Sëmundja e malaries, në vitin 2012 do të jetë gati vaksina për luftimin e saj

Nju Jork, 8 shtator, NOA - Një vaksinë e malaries që parandalon infeksionin në 64% të rasteve është një arritje shumë e suksesshme sociale, ekonomike dhe shkencore që po i afrohet botës.

Kjo do të thotë se çdo vit rreth 300 milionë pacientë do të jenë më pak dhe një milion vdekje më pak (kryesisht fëmijë) nga sëmundja që prek tropikun e botës.

Duket se rezultati për prodhimin e saj do të jetë gati deri në vitin 2012 dhe një fakt të tillë e pohojnë studiuesit të cilët kanë mëse 30 vjet që punojnë mbi zbulimin e një vaksine të tillë.

Joe Cohen, 65 vjeç, një ish-studiues në Universitetin e Nju Jorkut, tani është kryetari i gruipit që po inicion këtë studim të rëndësishëm, por edhe për zbulimin e vaksinës së tuberkulozit apo atë kundër AIDS-it.

"Ne kemi punuar me Valter Reed - Instituti i Kërkimeve të Ushtrisë për vaksinën kundër  malaries në SHBA që në fillim '80-s, duke investuar 300 milionë dollarë", shpjegon Cohen.

Pak pas fillimit të bashkëpunimit u zbulua gjeni i armikut, duke treguar se tani janë në rrugë të mbarë për të zbuluar vërtet vaksinën që do e luftonte këtë sëmundje.

n.e/NOA

KOMENTE