English

Skandali me pedofilët te "Fëmijët e tij", anglezi Braun spiunon dy kolegët

Tiranë, 8 Shtator NOA Update - Deivid Braun ka akuzuar sot në sallën e gjyqit, dy kolegët e tij Dino Kritodoulu dhe Robin Arnold për abuzimet në qendrën "Fëmijët e tij".

I shoqëruar nga punonjësit e burgjeve, Deivid Bruan i dënuar me 20 vjet burgim për të njëjtën ngjarje, ka treguar gjithçka dinte në lidhje me ngjarjen.

"Fëmijët e mi janë abuzuar nga Robin dhe Dino. Pas kallëzimit të bërë nga Xhakova Padiken mbi abuzimet i kam marrë fëmijët dhe i kam ekzaminuar në klinikën ABC, ku rezultuan të ishin të abuzuar", - rrëfehet Braun.

"Më pas i kam mbajtur afër dhe kam mësuar abuzimet ishin kryer nga Robin dhe Dino, - vijon ai.

"Mund t'ju përmend rastin e Flamur K., i cili tregoi në procesin tim që Dino e kishte puthur dhe i kishte futur gjuhën në gojë", ka treguar sot dëshmitari.

Ai i ka thënë trupit gjykues të kryesuar nga gjyqtarja Shefkie Demiraj se ata që largohen janë abuzues.

Dy të pandehurit e këtij procesi akuzohen për veprën penale të "marrëdhënieve homoseksuale me të mitur".

Për të njëjtën akuzë u dënua edhe Braun më 19 nëntor të vitit të kaluar. Po ashtu gjykata vendosi që pas kryerjes së dënimit ai të largohet nga vendi ynë.

/a.r/b.a/NOA/

KOMENTE