English

Tragjedia e Ohrit, dalin në pah fakte për mbytjen e anijes ku vdiqën 15 pasagjerë

Ohër, 8 shtator, NOA - Ekipi hetimor që po merr në shqyrtim prej ditësh tragjedinë e Ohrit ku humbën jetën 15 turistë bullgarë, ka shënuar hapa të reja në evidentimin e fakteve që mund ta kenë shkaktuar atë.

Mungesa e veshjeve shpëtuese në anije po shqyrtohet më së fundmi si një nga shkaqet kryesore që çuan në humbjen e jetës prej 15 turistëve bullgarë me anijen "Ilinden" në Ohër.

Të mbijetuarit që po tregojnë nga dita në ditë detaje rreth ngjarjes, duke ndihmuar në këtë mënyrë procesin hetimor, tregojnë sesi në momentet e mbytjes, ata nuk kishin se ku të kapeshin dhe se nuk kishin në ato momente asnjë veshje shpëtimi.

Ndërkaq, dje në skenë doli pista e këputjes së kabllos së timonit që lidhet me elikën

si shkaku më i mundshëm i aksidentit, i pohuar nga vetë ministri bullgar i Transportit, Alexander Tsvetkov.

n.e/NOA
KOMENTE