Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Aksidentet, policia bum gjobash ndaj drejtuesve të mjeteve
English

Aksidentet, policia bum gjobash ndaj drejtuesve të mjeteve

Tiranë, 9 shtator NOA - Masat e policisë rrugore për të shmangur aksidentet rrugore ka ndëshkuar jo pak shkelës të kodit rrugor megjithëse ata u paralajmëruar për këto masa nga drejtoria e policisë së kryeqytetit e cila doli në një deklaratë publikisht.

Kështu vetëm ditën e djeshme janë gjobitur rreth 741 drejtues mjetesh të cilët kanë shkelur kodin rrugor.

"Kontrollet po ushtrohen në rrugët publike nga shërbimet e Policisë Rrugore dhe Patrullat e Përgjithshme të Policisë, në drejtim të vendosjes së rripave të sigurimit, kaskës mbrojtëse, kontrollit të shpejtësisë, përdorimit të alkoolit nga drejtuesit e mjeteve, parkimet e gabuara etj" bëri të ditur drejtoria e policisë së kryeqytetit.

Sipas policisë janë vendosur 443 gjoba qyteti me vlerë 459 000 lekë, 298 gjoba linja me vlerë 293 000 lekë si dhe janë pezulluar 5 leje drejtimi.

"Gjithashtu, në zbatim të këtij plani masash edhe nga shërbimet e Patrullave të Përgjithshme, të Komisariateve të Policisë së Tiranës, janë konstatuar dhe vendosur këto masa administrative: Gjoba të vëna 1343 me vlerë 570 600 lekë

Gjithsej, në harkun kohor të 24-orëve janë vendosur 2084 masa administrative, me vlerë 1.322.600 lekë' bëri të ditur me tej Policia e Tiranës.

k.k/NOA

KOMENTE