Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Aksioni, sot pritet që të nxirret nga fundi i liqenit të Ohrit anija e mbytur Ilinden
English

Aksioni, sot pritet që të nxirret nga fundi i liqenit të Ohrit anija e mbytur "Ilinden"

Ohër, 9 shtator, NOA - Pas disa ditëve nga mbytja tragjike e saj, sot pritet të nxirret nga fundi i liqenut të Ohrit anija "Ilinden" me të cilën pak ditë më parë u mbytën 15 turistë bullgarë në Ogër të Maqedonisë.

Lajmi bëhet i ditur nga medias vendase, sipas të cilave anija është identifikuar tashmë në ç'pjesë të liqenit ndodhet dhe vetëm pritet nxjerrja e saj me mjetet përkatëse.

Të dhënat e deritanishme të ekipit hetimor tregojnë se ngjarja tragjike mund të jetë shkaktuar nga mungesa e veshjeve shpëtuese.

Ndërkaq, në skenë ka dalë edhe pista e këputjes së kabllos së timonit që lidhet me elikën

si shkaku më i mundshëm i aksidentit, i pohuar nga vetë ministri bullgar i Transportit, Alexander Tsvetkov.

Për të mos harruar as akuzën e çuditshme që mbërriti nga Kisha bullgare, sipas të cilës fajtor për tragjedinë ka qenë koncerti i Madonës në Sofje në muajin gusht, ditën e Shën Gjonit.

n.e/NOA

KOMENTE