English

Një nënë bashkë me vajzën e saj 11-vjeçe vjedh një dyqan

Tiranë, 9 shtator NOA - Nënë e bijë përfitojnë nga mungesa e vëmendjes së shitëses për të futur në çantë një sasi prej 15 metra copë basme.

A.I, 45-vjeçe, lindur në Korçë dhe banuese në Sukth bashkë me vajzën e saj 11-vjeçe kishin hyrë në një dyqan në rrugën "Reshit Petrela", në afërsi të stacionit të trenit në Tiranë.

Ëmë e bijë nuk kanë nguruar të dalin nga dyqani me 15 metra pëlhurë basme pa paguar paratë.

Ato kanë shfrytëzuar një moment kur shitësja nuk e kishte mendjen te ato, për të vjedhur copën e basmës.

Por vetëm pak momente më vonë shitësja ka konstatuar vjedhjen duke lajmëruar menjëherë policinë.

Efektivat e komisariatit të policisë nr.3, bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin e menjëhershëm të gruas 45-vjeçare ndërsa vajza e saj për të arsye të moshës së saj të mitur u la e lirë.

k.k/NOA

KOMENTE