English

Gripi i derrave, konfirmohet një tjetër rast, shkon në 31 numri i të prekurve

Tiranë, 11 shtator NOA - Shkon në 31 numri i të prekurve nga gripi i derrave në vendin tonë.

Një tjetër rast është konfirmuar sot nga Instituti i Shëndetit Publik pasi u njoh me përgjigjen e analizave të kryera në laboratorin e Bukureshtit.

Pacienti i infektuar me virusin A/H1N1 është një 19-vjeçar nga Tiranë i cili ishte paraqitur në spital pasi kishte shfaqur simptomat e gripit të derrit.

Atij iu morën kampione të cilat u dërguan në Bukuresht dhe përgjigjia konfirmoi se i riu ishte infektuar nga gripi i derrave duke e çuar në 31 numrin e rasteve të konfirmuara nga ISHP me virusin A/H1N1.

Ndërkohë që dy ditë më parë ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo deklaroi se ka siguruar vaksinën kundër gripit të derrave duke bërë që edhe shkollat të cilët rrezikoheshin të mos hapeshin për shkak të virusit, të fillojnë në datën e caktuar.

k.k/NOA

KOMENTE