Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Monstra nga Shqipëria, si abuzonte seksualisht me 2 mbesat e mitura të të fejuarës
English

"Monstra" nga Shqipëria, si abuzonte seksualisht me 2 mbesat e mitura të të fejuarës

Nga bashkëpunëtori ynë në Athinë, Nikos Samaras Athinë, 11 Shtator NOA - Pesë vjet me radhë, nuk kanë mjaftuar për një të ri shqiptar, emigrant në Greqi, që të abuzonte rregullisht me dy të mitura, duke përfituar nga fakti se kishin probleme mendore.

Ngjarja e rëndë është futur në dosjet hetimore të policisë greke vetëm ditët e fundit, kurse sot, u konfirmuar arrestimi i shqiptarit 32-vjeçar, i akuzuar i vetëm për krimin e rënde seksual.

Burime zyrtare nga Drejtoria për Mbrojtjen e të Miturve në Drejtorinë e Policisë së Athinës, i thanë sot agjencisë së lajmeve NOA se emigranti 32 vjeç, (emri nuk publikohet), me kombësi dhe shtetësi shqiptare dhe me leje të rregullt qëndrimi, është arrestuar në orën 02.00 të ditës së Premte, në banesën e tij me qira në Athinë.

Policia refuzoi të konfirmojë lagjen e saktë ku ndodhi ngjarja, për shkak të mbrojtjes së të dhënave të viktimave të përdhunimit sistematik por mësohet se ka ndodhur në zonën veriore të Athinës.

"Shtetasi shqiptar 32 vjeçar, është arrestuar nga skuadra antikrim e Athinës për llogari të sektorit të Mbrojtjes së të Miturve, pas denoncimit dhe provave të besueshme se për 5 vite rresht ka abuzuar seksualisht me një vajzë 17 vjeçare dhe një tjetër 12 vjeçare, të dyja me shtetësi dhe kombësi greke, duke përfituar nga marrëdhëniet e mirëbesimit që i kishin dhënë prindërit e viktimave", - konfirmoi për agjencinë NOA, burimi zyrtar në policinë e Athinës, i cili dha edhe detaje mbi krimin e shëmtuar.

Hetimet

Gjithçka ka nisur në muajt e parë të vitit 2004 në një lagje të zonës veriore të kryeqytetit grek, Athinë. Emigranti shqiptar atëherë 27 vjeçar, mori një shtëpi me qira, ku afër gjendej një familje e cila kishte dy vajza që shfaqnin probleme mendore që në vogëli. Ndërkohë kishte zënë punë në një magazinë (dyqan) pranë vendbanimit.

Pak muaj më vonë, njihet me një vajzë greke, atëherë 16 vjeçe dhe nis një lidhje me të. Mes çiftit forcohet lidhja dhe djali 27-vjeçar nuk ngurron të shkojë dhe tek familja e saj dhe të afërmit që jetonin pranë tyre.

Atje ka njohur dhe dy viktimat e tij, të sëmura mendore. Vajza më e madhe ishte atëherë 12 vjeçe dhe më e vogla, 7 vjeçare.

Abuzimi seksual i të riut shqiptar me dy të miturat greke, ka vazhduar për afro pesë vjet me radhë, deri para tre muajsh kur edhe i ka dhënë fund, duke dashur kështu t'i vërë kapak një kapitulli të errët të jetës së tij.

Denoncimi

Dy ditë më parë, më 9 shtator, në policinë e Athinës, afrohen prindërit e dy të miturave.

Ata denoncojnë përmes një kallëzimi penal, se emigranti shqiptar që jetonte afër tyre, kishte përdhunuar rregullisht, për pesë vjet me radhë, vajzat e tyre të mitura.

Nëna dhe babai i dy vajzave të sëmura mendore, pohuan se 32-vjeçari shqiptar ishte prej pesë vitesh i dashuri dhe më tej i fejuari i mbesës së tyre 21-vjeçare, ndaj edhe kishin ndërtuar një marrëdhënie në dukje të pastër.

Pikërisht duke përfituar nga mirëbesimi që shfaqnin prindërit, 32-vjeçari u përdhunonte rregullisht vajzat, të cilat duke qenë se dihej që ishin të sëmura mendore, ndoshta i riu mendonte se edhe po të tregonin, nuk do t'ua vinte kush veshin.

Edhe pse me pesë vjet vonesë, kjo në fakt ka ndodhur sepse prindërit kanë arritur të informohen nga dy vajzat për abuzimin seksual dhe kanë kryer denoncimin.

Menjëherë një mjek ekspert ka kryer kontrollin e të miturave dhe arriti në përfundimin se ato ishin viktima të marrëdhënieve seksuale sistematike, por pa elementë të dhunës fizike.

/n.s/b.a/NOA/

KOMENTE