Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Përmbytjet në Stamboll, presidenti Topi mesazh ngushëllimi homologut turk
English

Përmbytjet në Stamboll, presidenti Topi mesazh ngushëllimi homologut turk

Tiranë, 11 shtator NOA - Presidenti, Bamir Topi i ka dërguar sot një mesazh ngushëllimi Presidentit të Republikës së Turqisë, Abdullah Gyl, për viktimat e shkaktuar nga përmbytjet e fundit në Stamboll.

"I dashur mik, Mësova me keqardhje mbi dëmet e mëdha në njerëz dhe materiale gjatë përmbytjeve të fundit në Stamboll. Dëshiroj t'ju shpreh ngushëllimet e mia më të thella dhe të popullit shqiptar për familjet e viktimave dhe të të humburve. Shpreh solidaritetin e popullit shqiptar me Ju, në këto çaste të vështira, duke shpresuar që pasojat e dëmeve do të kapërcehen në një kohë sa më të shkurtër" thuhej në mesazhin e ngushëllimit që Topi i dërgoi sot homologut të tij turk.

k.k/NOA

Â

KOMENTE