English

Studimi, gratë evropiane ndërrojnë gati 10 meshkuj gjatë jetës, aziatiket deri 14

Romë, 11 shtator, NOA - Gratë evropiane janë ato që i ndryshojnë më pak partnerët gjatë jetës së tyre. Numri i raporteve për to ka një mesatare rreth 10 të tilla, ndërsa gratë në Azi i ndërrojnë më shpesh partnerët, me një mesatare rreth 14 %, pasuar nga gratë e Amerikës së Jugut me 12 dhe ato të Amerikës së Veriut me rreth 11 raporte gjatë jetës.

Ndërsa mesatarja botërore e marrëdhënieve seksuale me partnerë të ndryshëm gjatë jetës së një femre është 11.

Këto të dhëna kanë dalë nga një studim mndërkombëtar i paraqitur në Kongresin e Shoqërisë Evropiane të Gjinekologjisë, i cili po mbahet në Romë.

Ky studim tregoi edhe fakte të tilla sesi përshembull 63% e femrave kanë marrë të paktën një herë në jetën e tyre një kontraceptiv oral,.

Evropa kap një shifër mesatare prej 16.2 % të përdoruesve të kontraceptivëve në krahasim me 50% në Hollandë, 40% në Francë dhe Portugali, 30% në Suedi. Përsa u përket zakoneve seksuale, sondazhi tregon se 32% e evropianëve kanë pësuar raportin e parë midis moshës 16 dhe 17 vjeç, ndërsa 24% midis 18 dhe 19 vjeç.

n.e/NOA

Â

KOMENTE