English

Berisha-Meta, 24 shtator së bashku në SHBA në mbledhjen e Asamblesë së OKB

Tiranë, 12 shtator, NOA - Ata do të qeverisin 4 vite së bashku dhe duke qenë njëri kryeministër e tjetri zëvendës i tij, natyrisht që rrugët e tyre do kryqëzohen shumë shpesh.

Fjala është për dy aleatët e rinj të qeverisjes, kryeministrin Sali Berisha dhe zv/kryeministrin Ilir Meta, të cilët do ta zhvillojnë udhëtimin e tyre të parë së bashku në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas të dhënave pranë zyrës së Kryeministrit për agjencinë e Lajmeve NOA, bëhet fjalë për udhëtimin e parashikuar në prag të mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku Meta dhe Berisha është planifikuar të marrin pjesë së bashku brenda saj, në 24 qershor.

Ndërkaq, bëhet e ditur se kjo vizitë e tyre në Amerikë do të shoqërohet edhe me takimin e autoriteteve të larta të këtij vendi.

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE