Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fushata, Rama e Lakrori në Durrës: Duhen zgjedhje të parakohshme
English

Fushata, Rama e Lakrori në Durrës: Duhen zgjedhje të parakohshme

Durrës, 12 shtator NOA - Kryetari në detyrë i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe kandidati përballë tij Maqo Lakrori për postin e kreut të socialistëve kanë zhvilluar sot fushatën në Durrësit.

Dy pretendentët për të drejtuar socialistët kanë prezantuar sot platformat e tyre në Durrësit dhe më pas u janë përgjigjur pyetjeve të anëtarësisë socialiste të këtij qarku.

Rama nuk nguroi të përsëriste sërish procesin zgjedhor që sipas tij prodhoi një qeveri ilegjitime e cila grabiti votat, por sipas tij PS nuk do të ndalet për të mbrojtur votën e lirë.

"Ne duhet të rezistojmë me çdo mjet demokratik, duke qenë të bindur se kemi detyrimin të kërkojmë hapjen e kutive, ndëshkimin për ata që hapën dyert e burgjeve, rikthimin në punë të atyre që janë larguar, ne jemi në të drejtën tonë për t'i shkuar deri në fund kësaj beteje të re" u shpreh sot kreu i socialistëve, Rama. Pas prezantimit të platformës së tij edhe kandidati tjetër Maqo Lakrori nuk është pajtuar me rrjedhshmërinë e procesit zgjedhor të 28 qershorit nga ana e mazhorancës duke shtuar se duhen zgjedhje të parakohshme të cilat do të formonin një qeveri të vërtetë.

k.k/NOA

KOMENTE