Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lëvizja Vetëvendosje kundër marrëveshjes EULEX-Serbi, të hënën në demonstrata
English

Lëvizja Vetëvendosje kundër marrëveshjes EULEX-Serbi, të hënën në demonstrata

Kosovë, 12 Shtator, NOA - Lëvizja Vetëvendosje në një konferencë për shtyp është shprehur kundër marrëveshjes EULEX-Serbi.

Sipas aktivistëve të kësaj lëvizje, Albin Kurti dhe Avni Zogiani, protokolli i bashkëpunimit policor EULEX-Serbi është përfitim i trefishtë i Serbisë.

Së pari, Serbia fiton informata shumë të vlefshme të natyrës policore.

Së dyti, forcohet Rezoluta 1244 dhe bëhet një hap i madh në zbatimin e 6 pikëshit.

Së treti, eliminohet pengesa kryesore e Serbsë drejt liberalizimit të vizave.

Më tej ato vazhdojnë se pas këtij protokolli vijnë të paktën edhe dy protokolle të tjera: ai për gjyqësinë dhe ai për doganat dhe se kjo është vetëm një implementim i planit 6 pikësh të Ban Ki-moon dhe është vetëm një emërtim tjetër për planin e ish ministrit serb për Kosovën Slobodan Samarxhiq për ndarjen funksionale të Kosovës.

Gjithashtu Albin Kurti tha: "Nuk bën që të fillojë java, të fillojë dita e parë e punës, të ngjajë e hëna sikur të mos kishte ngjarë asgjë të premten.

Është interesi i krerëve institucionalë që ta normalizojnë dëmin e Protokollit: meqë nuk e kundërshtuan sinqerisht, ata duan ta paraqesin tash protokollin si jo edhe aq të rëndësishëm.

Ne nuk mund të jemi assesi të përfaqësuar me kundërshtimin tradicionalisht gjithnjë e më të butë të institucioneve cili në fund shndërrohet në pranim." - shtoi ai.

Por një nga pikat më problematike që shqetëson këtë lëvizje është se u anashkaluan institucionet e Kosovës në nënshkrimin e këtij protokolli.

Më tej aktivistët e Lëvizjes janë Shprehur se ato nuk janë kundër BE-së por kundër EULEX-it e protokolleve të tij që i shtojnë dhe i trashin lidhjet e varësisë së Kosovës me Serbinë.

"Ne e duam të drejtën e Kosovës për anëtarësim në BE e jo misionet policore të BE-së në Kosovë të cilat thirren në sundimin e ligjit por kanë imunitet prej ligjit, thirren në transparencë por funksionojnë edhe në bazë të dokumenteve sekrete, thirren në llogaridhënie por nuk i japin përgjegjësi asnjë institucioni të Kosovës, thirren në demokraci por mbajnë fuqi ekzekutive arbitrare" - vazhdon me tej deklarata për shtyp e përfaqësuesve të kësaj lëvizje.

Gjthashtu ata janë shprehur se politikanët e Kosovës janë të korruptuar dhe për pasojë nuk mbrojnë interesat e popullit Kosovar.

Ata njoftojnë se do të hidhen ne demonstratë e cila do të zhvillohet të hënën në Prishtinë.

Në konferencën e sotme për shtyp, Albin Kurti dhe Avni Zogiani, dolën në emër të 23 organizatave që u bënë bashkë për demonstratën kundër protokolleve EULEX-Serbi.

f.sh/NOA

KOMENTE