Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nënshkruhet marrëveshja për organizimin e Forumit Ndërkombëtar Kosova-një mundësi energjetike
English

Nënshkruhet marrëveshja për organizimin e Forumit Ndërkombëtar "Kosova-një mundësi energjetike"

Prishtinë, 12 shtator, NOA - Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Konfindustrisë dhe Korporatës Energjetike të Kosovës/KEKÂ për organizimin e Forumit Ndërkombëtar "Kosova-një mundësi energjetike", që do të zhvillohet në Prishtinë në datat 5-6 tetor 2009.

Kjo marrëveshje u nënshkrua ndërmjet Administratorit të Përgjithshëm të Konfindustrisë Gjergj Buxhuku dhe Drejtorit Menaxhues të KEK Arben Gjukaj.

Kjo marrëveshje është e para në llojin e saj në Kosovë dhe një nga ngjarjet më të rëndësishme në Evropen juglindore. Në forumin që do të zhvillohet në Prishtinë në datat 5-6 tetor do të marrin pjesë kompanitë private dhe publike më të rëndësishme europiane dhe botërore të prodhimit, rrjeteve të transmetimit, menaxhimit dhe teknologji të energjisë elektrike.

Pjesë e këtij forumi do të jenë dhe ministra të energjetikës, ekonomisë dhe financave nga vendet e Ballkanit Perëndimor si dhe përfaqësues të institucioneve të rëndësishme financiare dhe bankare ndërkombëtare si KFW, Banka Botërore, FMN, etj.

Gjithashtu pritet të paraqiten edhe projektet në zbatim dhe të parashikuara për përfshirjen dhe shfrytëzimin e rrjetit energjetik të Kosovës në sistemet rajonale dhe evropiane.

Vend të rëndësishëm në Forum do të ketë paraqitja e reformave të rëndësishme institucionale dhe ligjore të kryera nga Qeveria e Kosovës e domosdoshme për zbatimin e projekteve energjetike dhe tërheqjen e investitorëve të huaj dhe financimeve ndërkombëtare.

Ky forum ka si qëllim të nxjerrë përpara investitorëve mundësitë e shumta natyrore të Kosovës dhe njëkohësisht projektet konkrete për prodhimin e energjisë elektrike.

f.sh/NOAÂ

KOMENTE