Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vjedh me kallashnikov Euro-Lloton , hajduti grabit 4 milionë lekë
English

Vjedh me kallashnikov "Euro-Lloton", hajduti grabit 4 milionë lekë

Fushë Krujë, 12 shtator, NOA - Në orët e vona të natës, është vjedhur me armë zjarri dyqani "Euro-Lloto" në qendër të Fushë-Krujës, e cila figuron në pronësi të 23-vjeçarit Armando Karaj, banues në këtë qytet.

Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, nga veprimet e para hetimore rezulton se autori e ka kryer vjedhjen me një armë tip kallashnikov, përmes të cilës ka qëlluar disa herë duke shkaktuar dëme materiale të kësaj pike, sikundër ka arritur të grabisë edhe shumën prej 400.000 lekë të reja.

Më pas, ai është larguar nga vendi i ngjarjes me një mjet tip Benz 270 me targa të Kosovës.

Shërbimet e policisë pas një pune intensive kanë mundur të zbardhin ngjarjen dhe të identifikojnë autorin e saj, i cili për arsye hetimi mbahet sekret pasi po punohet për kapjen e tij.

n.e/NOA

KOMENTE