Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Frika nga gripi i derrave, OBSH kërkon mbylljen e shkollave në gjithë botën
English

Frika nga gripi i derrave, OBSH kërkon mbylljen e shkollave në gjithë botën

Gjenevë, 13 shtator NOA - Parashikimet për një përhapje të gjerë të gripit të derrave ka detyruar Organizatën Botërore të Shëndetësisë të deklarojë se mbyllja e shkollave do të stabilizonte disi situatën.

Sipas OBSH-së, mbyllja e shkollave në të gjithë botën do të neutralizonte përhapjen e virusit A/H1N1, ndërsa do t'i krijonte mundësinë në kohë autoriteteve shëndetësore të pajiseshin me vaksinën kundër gripit të derrave për popullatën.

Pavarësisht deklaratave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të paktën Shqipëria nuk ka "ndërmend" të mbyllë shkollat.

Shkollat në të gjithë vendin do të hapin dyert për të pritur nxënësit e 9-vjeçareve dhe të mesëm.

Ditët e fundit Ministria e Shëndetësisë deklaroi se situata e gripit të derrit në vend nuk është kaotike duke bërë që të nisë viti i ri shkollor.

Në vendin tonë numërohen 31 raste të infektuar nga virusi A/H1N1 dhe të gjithë pacientët kanë lënë spitalin pasi ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

k.k/NOA

KOMENTE