Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tërmeti, PS: Qeveria nuk bëri asgjë për banorët, u dërgoi vetëm fasule dhe makarona
English

Tërmeti, PS: Qeveria nuk bëri asgjë për banorët, u dërgoi vetëm fasule dhe makarona

Tiranë, 13 shtator NOA - Deputeti i Partisë Socialiste, Qemal Minxhozi doli sot në një deklaratë për shtyp ku akuzoi qeverinë se është e paaftë të administrojë një fatkeqësi natyre.

Tërmeti që la në qiell të hapur banorët e dy fshatrave në Peshkopi, dhe indiferenca e qeverisë ka qenë subjekti i deklaratës së Minxhozit.

"Dje tërmeti goditi sërish zonat e dëmtuara para një jave në Gjoricë, Shupenzë dhe Gollobordë.

Përsëri banorët përjetuan një panik të vërtetë. Më shumë se paniku natyror, ata ndjenë mungesën e shtetit.

Kanë kaluar 7 ditë dhe ende qeveria po tregohet e paaftë për të administruar këtë fatkeqësi natyrore.

Një vizitë e shpejtë e Kryeministrit Berisha, dy helikopter me makarona, oriz dhe fasule, kaq ishte emergjenca e shtetit karshi këtyre banorëve" deklaroi Minxhozi.

"Si është e mundur, që në këtë situatë alarmante, qeveria po qëndron kaq indiferente?

Thuhet se në terren janë dërguar 400 çadra. Kjo nuk është e vërtetë. Maksimumi janë dërguar vetëm 10 % e tyre, ndërkohë që 150 familje, përfshi këtu fëmijë, gra dhe pleq, po kalojnë natën në qiell të hapur. Edhe ato çadra, duhet thënë se janë çadra verore që nuk i mbrojnë të strehuarit nga shiu.

Përpara 2 kg fasule, makarona apo oriz, njerëzit në këto zona po kërkojnë bazë materiale për të rindërtuar shtëpitë e tyre.

Nëse kjo fatkeqësi do të kishte ndodhur një javë para zgjedhjeve, jam i bindur se i gjithë shteti do të ishte prezent aty dhe do të plotësoheshin kërkesat e banorëve. Këtu kemi të bëjmë me një indiferencë që nuk po vret vetëm këto njerëz, por po vret edhe shpresat e tyre për të ardhmen" përfundoi Minxhozi.

k.k/NOA

Â

KOMENTE