Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vidhte pasqyrat e makinave, arrestohet adoleshenti
English

Vidhte pasqyrat e makinave, arrestohet adoleshenti

Tiranë, 13 shtator NOA - Policia e Tiranës çon në qeli një adoleshent pasi akuzohet se vidhte pasqyra makinash në kryeqytet.

Efektivat e komisariatit të policisë nr.2 në Tiranë kryen dje arrestimin e 18-vjeçarit Gentian Hoxha, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë. Kapja e tij u krye pasi akuzohet se dy net më parë në bashkëpunim edhe me dy bashkëmoshatarë të tij, (të cilët do të ndiqen në hetim të lirë), kanë tentuar të vjedhin pasqyrat e automjetit tip-Benz me targa TR 5356 N, në Rrugën e Kavajës, në afërsi urës Teknologjike në pronësi të një shtetasi, dhe më pas i kanë thyer xhamin e pasëm të këtij automjeti. Nga kryerja e veprimeve proçeduriale e hetimore rezultoi se 18-vjeçari Gentian Hoxha, dyshohet te jetë edhe autor i vjedhjes se pasqyrave të automjetit i markës "Benz" tip "E Clas", me targa CM 976 GS, në Rrugën e Dibrës, në pronësi të një shtetasi.

Ndërkohë që kanë nisur hetimet për të zbuluar nëse adoleshenti është autori i vjedhjeve të tjera të pasqyrave në kryeqytet.

k.k/NOA

KOMENTE