Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
BE vlerëson raportin e OSBE/ODIHR: Zgjedhjet janë kusht për anëtarësimin
English

BE vlerëson raportin e OSBE/ODIHR: Zgjedhjet janë kusht për anëtarësimin

Bruksel, 16 shtator NOA-Bashkimi Evropian përmes një deklarate vlerëson raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 28 qershor në Shqipëri.

"Megjithëse zgjedhjet nuk arritën tu përmbahen standardeve më të larta për zgjedhje demokratike ato demonstruan përparim të dukshëm, në veçanti në lidhje me regjistrimin e votuesve dhe procesin e identifikimit, kuadrit ligjor, të votimit, numërimit dhe gjykimin e kontesteve zgjedhore", thuhet në deklaratë.

BE vë në dukje politizimin e aspekteve teknike të procesit, numërimin e votave dhe nxjerrjen e rezultatit, apo edhe shkeljet e vëna re gjatë fushatës zgjedhore.

Bashkimi Evropian sugjeron që ekzaminimi i mangësive të vëna re në zgjedhje, dhe rekomandimet e përfshira në raport të ndiqen nga qeveria dhe palët e interesuara.

BE inkurajon të gjitha partitë politike në Shqipëri për të ndjekur një dialog konstruktiv politik.

Në veçanti, duke mbajtur një dialog të përhershëm në parlament i cili konsiderohet element kyç i demokracisë.

"Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë një kërkesë e domosdoshme për të përmbushur kriteret për anëtarësim në BE.

BE-ja është e angazhuar të vazhdojë të sigurojë mbështetje për Shqipërinë në këtë proces të rëndësishëm, duke ndihmuar Shqipërinë për të ecur përpara drejt integrimit evropian", përfundon deklarata.

KOMENTE