Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fini: Bashkëpunim në perspektivën shqiptare për integrim evropian
English

Fini: Bashkëpunim në perspektivën shqiptare për integrim evropian

 Tiranë, 16 Shtator NOA - Kryetari i Parlamentit të Italisë, Gianfranco Fini i ka dërguar sot një letër urimi Kryetares së Kuvendit ku e përgëzon personalisht por edhe në emër të anëtarëve të dhomës së deputetëve për rizgjedhjen e saj.

Në letrën e tij, Fini, ka shprehur mbështetjen për aspiratën e Shqipërisë për anëtarësimin në BE:

 "Jam i bindur që mund të vazhdojmë të rrisim marrëdhëniet tradicionale të miqësisë dhe bashkëpunimit mes dy parlamenteve tona, të konsoliduara prej kohësh, në perspektivën e realizimit të aspiratave shqiptare për integrim evropian, tashmë që keni arritur me sukses objektivin e anëtarësimit të vendit tuaj në NATO".

Sakaq, Kryetarja e Kuvendit ka marrë një letër edhe nga Kryetarja e Kuvendit të Bullgarisë, Cecka Caçeva, e cila ka siguruar se "do të vazhdojmë të punojmë së bashku për zhvillimin dhe pasurimin e mëtejshëm të dialogut dypalësh në nivelin më të lartë dhe do të shfrytëzojmë mundësitë e mira për realizimin e kontakteve midis dy parlamenteve të të dy vendeve".

Kurse kryetari i Parlamentit të Greqisë, Dimitros Sioufas përmes një letre dërguar Topallit, shpreh bindjen se "gjatë mandatit tuaj bashkëpunimi mes dy parlamenteve tona do të forcohet më tej me qëllim promovimin e çështjeve me interes të përbashkët".

Kryetarja e Kuvendit ka marrë një letër edhe nga sekretariati i delegacionit të Parlamentit italian në OSBE, ku ndër te tjera shkruhet:

"Marrëdhëniet mes parlamenteve të vendeve tona dhe mes delegacioneve ndërkombëtare respektive janë karakterizuar tradicionalisht nga një nivel miqësie dhe bashkëpunimi që reflekton lidhjet e thella mes Shqipërisë dhe Italisë.

Në këtë letër, Kryetari i këtij sekretariati ndër të tjera shkruan edhe se "pata rastin të vizitoj vendin tuaj në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit, si pjesë e misionit të vëzhguesve ndërkombëtarë, ku u bë një vlerësim pozitiv për përmirësimet e arritura në procesin zgjedhor në Shqipëri".

e.r/NOA

Â

KOMENTE