Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Heqja e vizave për Shqipërinë, Brukseli: Propozimi në 2010 nëse plotëson kushtet
English

Heqja e vizave për Shqipërinë, Brukseli: Propozimi në 2010 nëse plotëson kushtet

Bruksel, 16 shtator NOA-Propozimi për liberalizimin e vizave për Shqipërinë mund të bëhet në mesin e vitit të ardhshëm, nëse plotësohen kushtet e vendosura nga Brukseli.

Ky ka qenë sinjali që Parlamenti Evropian i ka dhënë vendit tonë në mbledhjen e sotme të Parlamentit Evropian.

Sipas burimeve nga Brukseli mësohet se nëse procesi ecën mirë, heqja e regjimit të vizave për Shqipërinë do të hyjë në fuqi në vitin 2011.

Gjatë mbledhjes së sotme, parlamenti Evropian ka diskutuar me debate propozimin për heqjen e regjimit të vizave për Maqedoninë, Serbinë dhe Bosnjë Hercegovinën.

Burime të besueshme thanë për agjencinë NOA, se pritet që në muajin Tetor, Parlamenti Evropian të formulojë rezolutën e cila do të votohet më pas në muajin Nëntor.

Në votimin e rezolutës do të përfshihen 27 ministrat e Brendshëm të vendeve të Bashkimit Evropian.

Ky proces pritet të mbyllet në fund të vitit.

Sipas burimeve, nëse gjithçka shkon mirë, në fillim të janarit të vitit 2010 pritet të nisë liberalizimi i vizave për këto tri shtete.

Â

KOMENTE