Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Konfindustria qeverisë: OK vendimit për TVSH, por kujdes me konkurrencën
English

Konfindustria qeverisë: OK vendimit për TVSH, por kujdes me konkurrencën

Tiranë, 16 shtator NOA - Konfindustria mbështet vendimin e qeverisë për shtrirjen e pagesës së TVSH-së (tatimi mbi vlerën e shtuar) mbi biznesin e vogël, por ky vendim duhet të jetë efikas për të luftuar evazionin fiskal masiv të sotëm dhe konkurrencën e padrejtë ndërmjet bizneseve.

Në një konferencë për shtyp, Administratori i Përgjithshëm i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku ka deklaruar se në mënyrë të veçantë qeveria duhet të shikojë me përparësi cështjen e rimbursimit të TVSH-së për prodhimet bujqësore dhe blegtorale.

"Është fakt që skema e vendosur përpara 1 viti kur lejohet rimbursimi në masën prej 6% e prodhimeve bujqësore dhe blegtorale ka dështuar", - deklaroi z.Buxhuku.

Nga shuma e përllogaritur në buxhet prej afër 50 milion $ për rimbursimin e TVSH-së me skemën në fuqi për prodhimet bujqësore dhe blegtorale nuk është përdorur pothuaj asgjë", tha Buxhuku.

Në deklaratën e Buxhukut theksohet kërkesa për rivlerësimin e rimbursimit edhe për zëra të ndryshëm të shpenzimeve të bizneseve në përgjithësi, që sot nuk rimbursohen dhe kalojnë si kosto shtesë e drejtpërdrejtë në mënyrë të paarsyeshme.

Kjo në kundërshtim me përvojën e vendeve konkurrente tona në BE dhe jashtë saj.

Konfindustria prej dy vitesh i ka kërkuar zyrtarisht Qeverisë shqiptare shtrirjen e TVSH-së në të gjithë kategoritë e biznesit së bashku me vendosjen e kasave fiskale, si një masë e domosdoshme për të luftuar evazionin fiskal, që mbi të gjitha është goditje ndaj industrive dhe prodhimit vendor.

Sipas institucionit privat ekonomik që përfshin kryesisht biznese të mëdha shqiptare, ky vendim duhet të zbatohet sa më shpejt.

e.r/NOA

KOMENTE