English

Mbledhja e Këshilli Bashkiak të Tiranës shtyhet pasnesër nga votimi i qeverisë

Tiranë, 16 shtator, NOA Update-Ishte parashikuar që të zhvillohej sot mbledhja e 55 këshilltarëve të Këshillit Bashkiak të Tiranës, gjatë së cilës pritej që të prezantohej më në fund edhe Planin i Përgjithshëm Rregullues të Tiranës.

Por një gjë e tillë nuk do të realizohet, pasi mbledhja u spostua për ditën e premte.

Lajmi është bërë i ditur nga kreu i këtij Këshilli, Sokol Dervishaj, sipas të cilit kjo u bë për shkak të votimit sot në parlament të qeverisë së re. Plani urbanisitin i Tiranës, i kërkuar me ngulm nga mazhoranca si një detyrim që kryebashkiaku Rama duhej ta kishte përmbushur me kohë, ky akt cilësohet si një arritje për kryeqytetin.

Ai përbën edhe vendimin më të rëndësishëm që duhet të miratojë Këshilli Bashkiak, aty ku tashmë Partia Socialiste nuk ka shumicën e votave dhe Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Demokratike kanë bashkuar votat për të qeverisur së bashku.

n.e/NOA

KOMENTE