Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rishfaqet dhuna në shkolla, dy adoleshentë plagosen me thika mes tyre
English

Rishfaqet dhuna në shkolla, dy adoleshentë plagosen me thika mes tyre

Tiranë, 16 shtator, NOA - Rishfaqet dukuria e dhunës në mjediset shkollore, megjithë masat e deklaruara nga organet e policisë për ruajtjen e rendit dhe qetësisë brenda tyre gjatë këtij sezoni arsimor.

E ndërsa gëzimi i ditës së parë të shkollës është fashitur bashkë me mbylljet e ceremonive përshëndetëse për vitin e ri shkollor, duket se kanë nisur të shfaqen problematikat e para të tij.

Njëra prej tyre, ajo e dhunës së ushtruar mes adoleshentëve në mjediset shkollore, e cilësuar si mjaft shqetësuese nga mësuesit, prindërit, por edhe opinioni publik është rishfaqur me incidentin e parë të saj.

Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, ai ka ndodhur në mjediset e shkollës "Bajram Curri", ku dy nxënës të moshës 14-vjeçare janë zënë me njëri-tjetrin, duke kaluar më pas në një sulm me goditje thike.

Bëhet e ditur se agresori që mban incialet R.E, i është vërsulur shokut të tij të klasës me inicialet E.G, duke e lënë të plagosur në gjendje të rëndë.

Policia bën me dije se e ka shoqëruar menjëherë për në Spitalin Ushtarak, ndërsa shton se grindja është shkaktuar për motive të dobëta.

Forcat policore gjenden ende në vendngjarje, ku edhe janë duke marrë më shumë informata mbi rrethanat dhe dëshmitarët, të cilët mund të hedhin dritë mbi shkaqet e vërteta të kësaj ngjarje të rëndë.

n.e/NOA

KOMENTE