Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Anketa: PDSH prin, 67 për qind shprehen kundër Qeverisë maqedone
English

Anketa: PDSH prin, 67 për qind shprehen kundër Qeverisë maqedone

Shkup, 17 Shtator NOA/INA - Në një anketë të realizuar nga agjencia e re e profilizuar për hulumtime të opinionit publik "Mediars" dhe në bashkëpunim me agjencinë e lajmeve INA, qytetarët janë deklaruar se si do të votojnë në rast se nesër do të mbahen zgjedhjet parlamentare.

Qytetarët në pyetjen se cilën parti do të votonin në rast se nesër do të mbahen zgjedhje: 5,6 për qind janë deklaruar për PDSH-në; 5,2 për BDI-në, 0,7 për DR, ndërsa tek partitë maqedonase kryeson bindshëm VMRO-DPMNE me 24 për qind; LSDM-ja me 15 për qind; Të Bashkuar për Maqedoninë me 3,1 për qind; PRSD me 0,9 për qind; PLD me 1,5 për qind.

Ndërsa 44 për qind e qytetarëve nuk janë deklaruar për asnjë parti politike.

Anketa ka nxjerrë në sipërfaqe edhe vlerësimet e qytetarëve për zhvillimet e ndryshme në vend.

Në pyetjen se sa janë të kënaqur me punën e Qeverisë, 67 për qind janë deklaruar se nuk janë të kënaqur me punën e Qeverisë, ndërsa 28 për qind kanë dhënë përgjigje pozitive. 52 për qind e të anketuarve kanë theksuar se nuk është realizuar në tërësi Marrëveshja e Ohrit, ndërsa 35 për qind theksojnë se ajo është realizuar.

Edhe në këtë anketë ka pasur vlerësime të ndryshme dhe ndarje midis shqiptarëve dhe maqedonase sa i përket ndryshimit të emrit dhe çështjes së integrimit në NATO dhe BE. Në pyetjen se a duhet të ndryshojë emri me qëllim të zhbllokimit të proceseve të integrimit në NATO dhe BE, 92 për qind e shqiptarëve janë deklaruar për ndryshimin e emrit, ndërsa 63 për qind e maqedonase janë kundër ndryshimit emrit.

Nga ana tjetër, vetëm 25 për qind e maqedonasve theksojnë se duhet të ndryshojë emri për tu zhbllokuar procesi i eurointegrimit.

Anketa telefonike është realizuar nga data 5 shtator deri më 10 shtator dhe në të kanë marrë pjesë 1000 qytetarë nga gjitha viset e Maqedonisë, duke marrë parasysh përqindjen e komuniteteve etnike.

Â

KOMENTE