English

Arrestohet nga policia një 31-vjeçar i dyshuar si shitës droge

Tiranë, 17 shtator NOA - Antidroga e policisë së kryeqytetit ka çuar në qeli një 31-vjeçar i cili lëvizte në rrugë u furnizuar me drogë.

Në orët e para të ditës së sotme është kryer arrestimi i Sokol Kllapi, 31-vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për shitje të narkotikëve dhe për vjedhje. Ai u kap bulevardin "Gjergj Fishta", në afërsi të Gjykatës së Apelit, ku gjatë kontrollit fizik të ushtruar ju gjetën një qese plasmasi ku brenda në to kishte një sasi pluhuri me erë karakteristike si e llojit heroinë. Ndërkohë, nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij, ju gjetën edhe nëntë mbështjellëse plasmasi ku brenda në to kishte një sasi pluhuri, me erë e karakteristika si e llojit heroinë, dy qese farmacie format i madh si dhe dy qese farmacie format i vogël, në të cilën kishte një sasi me bimë narkotike e llojit cannabis sativa.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua, 28.7 gramë bimë e dyshuar cannabis sativa, 7.4 gramë e dyshuar narkotike e llojit heroinë, shuma e parave prej 33 200 lekë, katër aparate telefoni celular, dhe një motor tip-Piaggio. Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tij do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të "Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike".

k.k/NOA

KOMENTE