Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha merr mesazh urimi nga Ambasadori i Rusisë
English

Berisha merr mesazh urimi nga Ambasadori i Rusisë

Tiranë, 17 shtator NOA - Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka marrë sot një mesazh urimi nga ana e Ambasadorit rus të akredituar në Shqipëri, Aleksandër Prishchepov, me rastin e emërimit të tij në krye të qeverisë dhe votëbesimit të qeverisë të re që Berisha do të drejtojë.

"I nderuar zoti Kryeministër, nga ana e korpusit diplomatik të Tiranës dhe nga ana ime personale pranoni urimet e mia më të sinqerta me rastin e emërimit Tuaj në postin e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë dhe të marrjes së votëbesimit për qeverinë, që ju formuat, në Kuvend" thuhej në mesazhin e Ambasadorit rus Prishchepov drejtuar kryeministrit Berisha.

"Ju uroj, zoti kryeministër, suksese të reja në shërbimin tuaj për interesat dhe të mirën e popullit të Shqipërisë.

Pranoni, zoti Kryeministër, sigurimet e konsideratës sime më të lartë.

Me respekt Aleksandër Prishchepov" përfundonte mesazhin e tij Ambasadori rus.

k.k/NOA

Â

KOMENTE