Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kërkesa e EULEX, Sejdiu: Jo protokolleve që cënojnë pavarësinë e Kosovës
English

Kërkesa e EULEX, Sejdiu: Jo protokolleve që cënojnë pavarësinë e Kosovës

Prishtinë, 17 shtator NOA-Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka deklaruar se asgjë që del jashtë idesë së projektit Ahtisaari, jashtë Kushtetutës së vendit dhe ligjeve në fuqi, nuk do të jetë pjesë e Kosovës.

Në një intervistë për BBC, Sejdiu ka theksuar se referuar dy protokolleve të reja për doganat dhe gjyqësinë, të paralajmëruara për t'u nënshkruar mes EULEX-it dhe Serbisë, çdo gjë që mund të cënojë interesat e Kosovës do të jetë e papranueshme.

Ai tha se Kosova do të vazhdojë bashkëpunimin me të gjithë faktorët ndërkombëtarë, por sipas tij ai duhet të jetë në funksion të realizimit të frymës së projektit Ahtisaari.

Presidenti akuzoi Beogradin zyrtar se me qasje negative ndaj Kosovës po mban peng edhe qytetarët serbë të Kosovës dhe gjithashtu edhe proceset e rëndësishme që kanë të bëjnë edhe me fatin e vet Serbisë.

Sipas tij oferta që Serbia mund të ketë për lehtësim vizash me BE-në do të nënkuptojë edhe një kërcënim të vazhdueshëm që Beogradi të heqë dorë nga qasja jo e drejtë ndaj vendeve të rajonit.

Presidenti tha se zgjedhjet lokale në Kosovë, të parapara të mbahen në nëntor të këtij viti, do të jenë standard për perspektivën evropiane të Kosovës dhe njëkohësisht u bëri thirrje serbëve të Kosovës që të marrin pjesë në to.

Kush u pajtua për nënshkrimin e protokollit të debatueshëm për bashkëpunim ndërpolicor ndërmjet EULEX-it dhe Beogradit zyrtar, javën e kaluar?

Ka qenë një proces interesant, do të thosha, që nga fillimi dhe mund të them se pala kosovare nuk ka qenë aktor në këtë situatë.

Është po ashtu me rëndësi të theksohet, se ne për njoftimet e thella të mbajtjes së kësaj materie, apo të këtij dokumenti ne i kemi shprehur qëndrimet tona.

Ne duam që këtë sekuencë që e kemi pasur para vetes të mos e kemi të përsëritur. Qëndrimi ynë është shumë i qartë, se ka edhe disa prej fushave të tjera të cilat vërtetë janë të ndjeshme, të paralajmëruara si të tilla, siç është, çështja e doganave dhe ajo e gjyqësisë, por themi se për Kosovën janë të pranueshme të gjitha aspektet të cilat lidhen esencialisht me projektin Ahtisaari.

Asgjë që mund të dalë jashtë idesë së projektit Ahtisaari dhe asaj që është e lejuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, me ligjet në fuqi, nuk do të jetë e Kosovës.

Ju i paralajmëruat edhe dy protokollet e tjera. Njëherë thatë si udhëheqës të institucioneve të Kosovës se e mbyllni debatin.

Do të lejoni debate për dy protokolle të tjera, apo e keni mbyllur çdo gjë për këtë çështje?

Unë them se çdo gjë që mund të cënojë interesat e Republikës së Kosovës do të jetë e papranueshme.

Këtë e përsëris edhe njëherë.

Mendoj se EULEX-i do të ketë kujdes të veçantë në fushën që ai mbështet institucionet e vendit dhe natyrisht kjo të kuptohet gjithmonë në mënyrën më të sinqertë të mundshme.

Nuk mund të kuptohet si diçka që EULEX-i të jetë partner i përhershëm për të mbyllur fuqinë e veprimit të institucioneve të vendit, sepse realisht atëherë do të arriheshin efekte negative por do të jetë një periudhë që vërtetë do të vinte në shesh apo në funksionin më të mirë edhe fuqinë e institucioneve të vendit.

Ka pasur kundërshtime edhe nga shoqëria civile, kishte kundërshtime edhe nga qytetarët e Kosovës ndaj protokolleve. U krijua një klimë e rëndë në Kosovë. Kush mbanë përgjegjësi për mundësinë e përshkallëzimit të situatës në Kosovë?

Unë them çdo qytetar i Kosovës.

Unë them po ashtu se nuk është një situatë që duhet të dramatizohet dhe të kalohet në një gjendje e cila do të rezultonte me veprime te paarsyeshme.

Unë mendoj se kjo situatë edhe si e tillë është tejkaluar.

Ne kemi garanci të fuqishme, e thash edhe më parë, edhe nga BE-ja edhe nga pesë vendet e Quintit, bashkë me SHBA-në, por edhe strukturat udhëheqëse të BE-së se Kosova në asnjë formë dhe në asnjë moment nuk do të cënohet, në këtë rast nuk do të cënohet sovraniteti dhe integriteti i saj.

Ne e kemi shprehur qëndrimin tonë edhe ndaj asaj pjesës së reagimeve të dhunshme ndaj EULEX-it, që është totalisht e papranueshme dhe them se kjo pjesa tjetër që njerëzit kanë shprehur mendimin e vet, organizata joqeveritare, apo forma të tjera, është në një suazë normale të një reagimi qytetar të një grupëzimi njerëzish apo të organizatave joqeveritare që të shprehin mendimin e tyre.

KOMENTE