English

Konferenca e BSH, Fullani: Duhet kujdes dhe tani që kriza mbaroi

Tiranë, 17 shtator, NOA - Lajmi i mirë se pjesa më e keqe e krizës financiare ka kaluar, nuk mund të cilësohet i mjaftueshëm për ekonominë shqiptare dhe politikëbërësit, madje mund të thuhet se pikërisht tani është momenti kur duhet treguar më shumë kujdes.

Një fakt të tillë e ka vënë në dukje guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Adrian Fullani, gjatë fjalës së mbajti në Konferencën e tetë ndërkombëtare të Bankës së Shqipërisë.

Sipas tij, pikërisht tani, është momenti kur duhet vënë si duhet në funksionim strategjia e tërheqjes dhe daljes me sukses nga kriza.

"Eshtë detyra jonë si politikëbërës që ta bëjmë atë të funksionojë me rregullat përkatëse prandaj duhen koordinuar të gjithë elementët. Tani jemi në situatë më optimiste dhe ka një rimëkëmbje të sistemit financiar, por ajo që duhet të bëjmë është të vlerësojmë tani se çfarë mësuam dhe çfarë nuk mësuam dot nga kriza ekonomike", tha Fullani.

Sipas tij, viti që kaluam ishte më i vështiri që kemi përjetuar dhe integrimi i tregjeve financiare bëri që kriza të përhapet me shpejtësi e të transformohet në një recension të madh, i cili nuk la paprekur edhe vendet e Evropës Juglindore ku ne bëjmë pjesë.

"Por analizuam faktorët e krizës dhe bëmë një rivlerësim të falrotëve mbikqyrës për të shpëtuar prej saj. Shkalla e vlerësimit ndaj parashikimeve dhe rëndësia e masave parandaluese paraqet një faktor vendimtar për të luftuar krizat", tha më pas ai.

n.e/NOA

KOMENTE