English

Krujë, arrestohet grabitësi i një Euro-Lloto

Krujë, 17 shtator NOA - Policia e Krujës ka vënë në pranga një 40-vjeçar të akuzuar për grabitje me armë.

Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se paraditen e sotme është ndaluar 40-vjeçari Ismet Rryci banues në Thumanë të Krujës.

Sipas policisë ndalimi i tij u krye sepse dyshohet të jetë autori i ngjarjes së ndodhur më datë 11 shtator të këtij viti në qytetin e Fushë-Krujës, ku rreth orës 23.10 ka kryer vjedhjen me armë të dyqanit Euro-Lloto në pronësi të shtetasit Armando Karaj.

Pasi ka gjuajtur me automatik duke shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme ka marrë shumën prej 400.000 lekë të reja dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes me një mjet tip-Benz 270 me targa të Kosovës.

Ngjarja është dokumentuar menjëherë dhe është bërë i mundur identifikimi i autorit nga shërbimet e policisë së Komisariatit të Krujës.

Autori është shpallur në kërkim dhe kapja e tij u bë e mundur sot.

k.k/NOA

KOMENTE