Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryetari i Partisë Demokratik Shqiptare, Menduh Thaçi uron Berishën
English

Kryetari i Partisë Demokratik Shqiptare, Menduh Thaçi uron Berishën

Tiranë, 17 shtator NOA - Kryetari i Partisë Demokratik Shqiptare, Menduh Thaçi uroi Kryeministrin, Sali Berisha për riemërimin e Tij si Kryeministër i Shqipërisë dhe për miratimin e Qeverisë së re.

"Zgjedhjet e Qershorit në Shqipëri, ishin një shembull i mirë se si organizohen zgjedhjet në shoqëritë demokratike dhe se si zbatohen standardet ndërkombëtare. Në vijë të kësaj, më lejoni që në emrin tim dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni, të ju përgëzoj për formimin e Qeverisë së re", thuhet në mesazhin e kreut të PDSH.

Kreu i PDSH shprehet e bindur se Qeveria e Shqipërisë do të vazhdojë reformat duke e anëtarësuar vendin edhe në Bashkim Evropian.

"Jam i bindur se Qeveria e Shqipërisë do të vazhdojë që të realizojë rrugën të cilën Ju e trasuat më herët, duke e bërë Shqipërinë anëtare e barabartë e aleancës më të fuqishme në botë NATO-s, dhe fuqishëm besoj se në një të ardhme shumë të afërt Shqipëria do të bëhet anëtare e familjes më të madhe Evropiane, Unionit Evropian", thuhet më tej në mesazhin e Thaçit.

KOMENTE