Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Olli Rehn: Hyrja në BE, Shqipërisë i duhet bashkëpunimi qeveri-opozitë
English

Olli Rehn: Hyrja në BE, Shqipërisë i duhet bashkëpunimi qeveri-opozitë

Bruksel, 17 shtator, NOA - Që Shqipëria të sigurojë në një kohë sa më të shpejtë një anëtarësim me të drejta të plota në Bashkimin Evropian, duhet që për këtë ajo të tregojë aftësitë e duhura, kryesiht në sferën politike.

Një mesazh i tillë mbërrin nga komisionari evropian për Zgjerimin, Olli Rehn ndaj politikës shqiptare.

Duke marrë në konsideratë vlerësimet e raportit përfundimtar të OSBE-ODIHR mbi procesin zgjedhor të 28 qershorit në vendin tonë, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian ka vënë në dukje faktin se pas zgjedhjeve, tani sfida tjetër e vendit është realizimi i reformave.

E lidhur me përmbushjen e tyre, Olli Rehn ka deklaruar se qeveria duhet të bashkëpunojë patjetër me opozitën. Â

"Të sigurohet dialogu politik me çdo kusht për të mundësuar ecurinë e reformave. Dialogu të reflektojë edhe në zgjedhjet e ardhshme", pohoi lidhur me një fakt të tillë komisionari evropian i Zgjerimit.

KOMENTE