English

Operacioni "Tujani", kapet i dyshuari për kanosjen me armë të babait të të dashurës

Tiranë, 17 shtator, NOA - Në kuadër të operacionit të koduar "Tujani" i realizuar nga Policia e Tiranës në bashkëpunim me atë të Burrelit, u mundësua kapja dhe më pas arrestimi në flagrancë i 25-vjeçarit Ruzhdi Pupla, lindur dhe banues në fshatin Shlli të Dibrës.

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, ai u arrestua sepse dje në Paskuqan, u kap në flagrancë duke tentuar të vrasë me armë zjarri pistoletë një person.

Dyshohet se motiv kryesor për këtë ngjarje, ka qenë ndarja nga e dashura e autorit të dyshuar, kurse i dëmtuari është babai i ish-të dashurës së tij. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një pistoletë tip Zastava 635, dhe dy fishek me kapsollë, për të cilën dyshohet se do të kryente krimin. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale të "Vrasjes me paramendim" mbetur në tentativë dhe të "Mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municioneve", parashikuar nga nenet 78, 22 dhe 278/2 të Kodit Penal. n.e/NOA

Â

KOMENTE