Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Qeveria e re lë jashtë PDI-në, Muhedini: Gabova kur kërkova të votohej PD
English

Qeveria e re lë jashtë PDI-në, Muhedini: Gabova kur kërkova të votohej PD

Tiranë, 17 shtator NOA - Përfundimi i formimit të qeverisë së re e cila është betuar sot para Presidentit të Republikës, ka lënë jashtë pas asnjë post ministror PDI-në e cila gjatë fushatës u identifikua si përkrahëse dhe që ishte në koalicion me Partinë Demokratike.

E ndërsa qeveria e re ka në mesin e saj ministra në radhët e LSI-së, PR-së kjo nuk ka ndodhur me PDI-në duke "revoltuar" dhe kryetarin e saj Tahir Muhedini i cili në një deklaratë dhënë sot për shtyp ka shprehur dhe gabimin që ka bërë gjatë fushatës ku u ka bërë thirrje qytetarëve të votojnë Partinë Demokratike.

Megjithatë për Muhedinin nuk mbaron këtu, pasi ai shpreson të fitojë postet e tre zëvendësministrave.

"Deri në këto momente nuk ka pasur asnjë negociatë me zotin Berisha.

Na është thënë që kur të formohet qeveria dhe ne jemi pjese e negociatave të dyta se qeveria u formua.

Çdo forcë politike do të kishte zili të kishte një portofol ministror por megjithëse kjo nuk na u dha, atëherë presim negociatat e dyta me Berishën dhe ne jemi përgatitur për tre zëvendësministra" deklaroi sot kreu i PDI-së Muhedini.

"Kemi bërë një gabim, dhe ky është që kam bërë thirrje në disa qarqe t'i jepnin votat e tyre Partisë Demokratike" tha më tej Muhedini.

k.k/NOA

KOMENTE