Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Veteranët e Kosovës: Me shtetin serb të bisedohet vetëm në nivelin shtetëror
English

Veteranët e Kosovës: Me shtetin serb të bisedohet vetëm në nivelin shtetëror

Prishtinë, 17 Shtator NOA - Shoqata e Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të Kosovës kërkoi sot nga autoritetet e Prishtinës zyrtare që "me shtetin serb të bisedohet vetëm në nivelin shtetëror".

Historiania Vahide Hoxha, kryetare e Shoqatës së Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të Kosovës, tha se nga ana tjetër, miqtë ndërkombëtarë janë të mirëseardhur e të mirëpritur si monitorues e këshillues.

"Gjatë periudhës shumë-vjeçare të sundimit të vet shteti serb nuk i ka respektuar dhe i ka shkelur edhe aktet më të larta normative të veta dhe, nën ndikimin e vet, edhe të ish-Federatës Jugosllave kur kanë pasur të bëjnë me shqiptarët e Kosovës", - pohon shoqata.

"Në veteranët e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të Kosovës dhe pjesëmarrës aktivë të Luftës së Dytë Botërore, - vijon deklarata, - e quajmë për obligim e detyrë qytetare që të shfaqim mendimin tonë lidhur me momentin aktual; nëpër të cilin po kalon shteti i pavarur dhe sovran i Kosovës".

Gjatë periudhës shumë-vjeçare të sundimit të vet, shteti serb nuk i ka respektuar dhe i ka shkelur edhe aktet më të larta normative - të veta dhe, nën ndikimin e vet, edhe të ish-Federatës Jugosllave kur kanë pasur të bëjnë me shqiptarët e Kosovës - duke filluar nga Kushtetuta e RSFJ-së e RSS e deri te Kushtetuta e Kosovës e vitit 1974 që, pas shumë përpjekjeve dhe mundimeve është aprovuar në Kuvendin e Kosovës, të Republikës së Serbisë e të ish-Jugosllavisë.

Pas suprimimit arbitrar të autonomisë së Kosovës nga Kuvendi i Serbisë në vitin 1989 shteti serb përjashtoi shqiptarët nga çdo aktivitet shoqëror, politik, ekonomik e kulturor që nuk do të kishte lejen dhe ngjyrën serbe.

Duke kujtuar këto fakte, shoqata thotë se "ne që për një periudhë, kush më të gjatë kush më të shkurtër, kemi qenë në organet e pushtetit të atëhershëm, jemi dëshmitarë të gjallë të këtyre shkeljeve, deformimeve e padrejtësive që i janë bërë popullit tonë".

Ndërsa shton: "Sot që Kosova është shpallur shtet i pavarur e sovran, i njohur ndërkombëtarisht dhe i pranuar prej më se 60 shteteve të botës, ndër to edhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anglisë, Francës, Gjermanisë, Italisë e të tjera, konsiderojmë se me shtetin serb mund të flitet e të bisedohet vetëm në nivelin dhe nga niveli ndërshtetëror midis dy shteteve të pavarura dhe sovrane duke respektuar të gjitha normat kushtetuese demokratike vendore e ndërkombëtare. Faktori ndërkombëtar edhe këtu mundet dhe duhet të jetë në nivelin e monitoruesit e të këshilluesit të mirëseardhur e të mirëpritur".

Populli ynë e çmon shumë këtë ndihmë dhe është mirënjohës ndaj bashkësisë ndërkombëtare që, me ndërmjetësimin direkt të forcave të NATO-s, ndihmoi çlirimin e Kosovës dhe mundësoi kthimin gati një milion të të dëbuarve nga Kosova gjatë 78 ditëve të bombardimit të NATO-s mbi pikat strategjike të Serbisë, por edhe më vonë për stabilizimin e gjendjes në Kosovë dhe mjekimin e plagëve që i ka lënë lufta e viteve 1998-99 dhe shtypja shumëvjeçare e regjimeve serbe.

"Aktet shtetërore dhe çdo marrëveshje ndërkombëtare duhet dhe mund t'i nënshkruajnë vetëm përfaqësuesit legjitimë të popullit të Kosovës që, nëpërmjet votës së lirë, e kanë fituar këtë të drejtë. Vetëm atëherë ata munden dhe duhet t'i japin llogari popullit që u ka besuar ato detyra e funksione", - përfundon deklarata.

***

Kryesia e Shoqatës së Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare to Kosovës përbëhet nga:

Vahide Hoxha, historiane, kryetare, ish-anëtare e Këshillit Ekzekutiv të Kosovës,

Vehap Shita, shkrimtar, anëtar, ish-sekretar i Këshillit të Qytetit dhe të Rrethit të Gjakovës

Prof. dr. Pajazit Nushi, akademik, anëtar, ish-nënkryetar i Këshillit Ekzekutiv të Kosovës,

Sadri Kabashi, jurist i diplomuar, sekretar, ish kryetar i Komunës së Istogut-Burimit.

a.b/e.r/NOA

KOMENTE