Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Ministritë të angazhohen për procesin e përgatitjes së pyetësorit të KE
English

Berisha: Ministritë të angazhohen për procesin e përgatitjes së pyetësorit të KE

Tiranë, 18 shtator NOA - Në një mbledhjeje të përbashkët të Komitetit Ndërministror për Integrimin dhe Këshillit të Ministrave u prezantua udhërrëfyesi për përgatitjen e përgjigjeve të pyetësorit të Komisionit Evropian.

Qëllimi i këtij pyetësori është vlerësimi i gatishmërisë së vendit për të ecur drejt fazave të tjera që kanë të bëjnë me marrëdhëniet me BE-në.

Kryeministri Berisha gjatë mbledhjes nënvizoi se integrimi evropian i vendit është një objektiv madhor dhe se procesi i përgatitjes së pyetësorit të Komisionit Evropian të jetë në krye të agjendës së qeverisë dhe kërkoi një angazhim maksimal nga Ministritë dhe të gjitha hallkat që do të merren me këtë proces mjaft të rëndësishëm.

Kështu gjatë mbledhjes u diskutua mbi fazat e këtij procesi, duke u ndalur veçanërisht në krijimin e strukturave menaxhuese dhe koordinuese në nivel të qeverisjes qendrore, krijimi i grupeve të punës dhe ekipeve brenda institucioneve të përfshira në proces si dhe u vu theksi në rëndësinë krijimit dhe organizimit të një grupi ekspertësh të pavarur, të përzgjedhur me kujdes dhe të trajnuar që do të mbikëqyrin procesin.

k.k/NOA

KOMENTE