Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dështon prezantimi i Planit të ri Urbanistik të Tiranës, mungonte përfaqësuesi i projektit
English

Dështon prezantimi i Planit të ri Urbanistik të Tiranës, mungonte përfaqësuesi i projektit

Tiranë, 18 shtator, NOA - Ka dështuar prezantimi i Planit Urbanistik të Tiranës në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të kryeqytetit.

Kjo pasi në seancën e parashikuar për ditën e sotme mungonte personi i cili është caktuar për hartimin e tij dhe prezantimin zyrtar të projektit dhekëshilltarët kanë kundërshtuar në mënyrë kategorike paraqitjen e tij me video.

Zyrtarët e Bashkisë nga ana e tyre dhanë argumentin se zvicerani, përfaqësues i palës projektuese të planit urbanistik të Tiranës, ishte i impenjuar me takime të tjera dhe për këtë arsye, ai nuk mund të ishte në mbledhjen e sotme.

Por një gjë e tillë i ka irrituar shumë këshilltarët të cilët kanë reaguar duke pohuar se ky akt nuk është aspak serioz, për një projekt që pritet prej vitesh të tëra të mbërrijë para qyve të qytetarëve.

"Ne kemi muaj që nuk mblidhemi dhe kur e bëjmë një gjë të tillë, të bëhet sa më serioze. Kemi një karrige këtu, personi i së cilës nuk vjen asnjëherë. Por duhet të dimë se kemi detyrime para qytetarëve të Tiranës", tha lidhur me një fakt të tillë, këshilltari Dhori Kule.

Të njëjtin reagim ka patur edhe këshilltari Ferdinand Poni, i cili ka pohuar se prezantimi i planit urbanistik të Tiranës duhet të bëhet me më shumë seriozitet nga drejtuesit e Bashkisë.

n.e/NOA

KOMENTE