Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ish-shefi i UNMIK, Petersen: Kosova mund të shpejtojë drejt integrimit në BE
English

Ish-shefi i UNMIK, Petersen: "Kosova mund të shpejtojë drejt integrimit në BE"

Uashington, 18 shtator, NOA - Ish-shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen Petersen është i mendimit se Kosova mund të shpresojë në shpejtimin e procesit të integrimit drejt Bashkimit Evropian, pasi në krahasim me shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor, ka një përvojë dhjetëvjeçare në bashkëpunimin me Bashkimin Evropian.

Sipas tij, lidhur me këtë argument, autoritetet e Kosovës kanë shansin që duke bashkëpunuar me EULEX-in, të përmbushin një pjesë të mirë të kërkesave nga procesi i qasjes sidomos në fushën e sundimit të të së drejtës.

"A është Kosova shtet evropian. Mendoj se përgjigja është e thjeshtë - mjafton ta shikoni hartën. A ka të ardhme evropiane? Konsideroj se kjo është e qartë. Dhe vetë fakti se BE është prezente në territorin e Kosovës është një mesazh i qartë se Unioni dëshiron ta shohë Kosovën në Evropë", është shprehur Petersen gjatë një debati në Institutin Amerikan të Paqes në Uashington.

Por Engjëllushe Morina nga Iniciative Kosovare për Stabilitet, mendon ndryshe dhe i është kundërpërgjigjur Petersenit gjatë debatit duke i thënë se "zyrtarë të lartë të BE-së vazhdimisht i thonë Kosovës se ka perspektivë evropiane. Por disa njerëz në Kosovë ndërkaq nuk e kanë parë Evropën dhe nuk e dinë se duket ajo".

Ndërkaq, për Petersenin edhe integrimi i Serbisë ka kuptim, sepse sipas tij "Serbia në Evropë, në paqe me veten dhe fqinjët, është kyç për stabilitetin dhe prosperitetin ekonomik te rajonit".

n.e/NOA

KOMENTE