Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Memorandum i ri Bashkëpunimit Ushtarak midis Italisë dhe Shqipërisë
English

Memorandum i ri Bashkëpunimit Ushtarak midis Italisë dhe Shqipërisë

Tiranë, 18 Shtator NOA - Në mjediset e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes u zhvillua sot ceremonia e ndërrimit të shefit të Delegacionit Italian të Ekspertëve (DIE), gjeneral brigade Aldo Piccotti, i cili u zëvendësua nga kolonel Diego Regali.

Në ceremoni u nënshkrua Memorandumi i ri i Bashkëpunimit Ushtarak midis Italisë dhe Shqipërisë.

Të pranishëm ishin ministri i Mbrojtjes z. Arben Imami, ish-ministri i Mbrojtjes z. Gazmend Oketa, zv.ministrat e Mbrojtjes Zana Xhuka dhe Petrit Karabina, zv.shefi i Shtabit të Përgjithshëm kundëradmiral Kristaq Gerveni.

Gjithashtu i pranishëm ishte edhe zv.ambasadori italian në Tiranë Dr. De Luigi, shefi i Repartit të Tretë pranë Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Italiane, gjeneral major Pasquale Preziosa, ushatrakë dhe punonjës të DIE-s, si dhe mjaft të ftuar të tjerë.

Pas ekzekutimit nga Orkestra Frymore e FA të Himnit Kombëtar të Shqipërisë dhe të Italisë, ceremonia ka nisuar me fjalën e mbajtur nga zv.shefi i Shtabit të Përgjithshëm, kundëradmiral Kristaq Gerveni.

Të pranishmit i përshëndeti ministri i Mbrojtjes Z. Arben Imami, i cili shprehu kënaqësinë që merr pjesë në këtë aktivitet të parë si Ministër i Mbrojtjes, si dhe mirënjohjen për gjithçka që Ministria e Mbrojtjes dhe FA të Italisë, në këtë kuadër edhe delagacioni DIE, kanë bërë për transformimin e FA Shqiptare.

"Prezenca dhe kontributi në Shqipëri i Delegacionit Italian të Ekspertëve, vijoi Ministri Imami, i cili filloi rreth 11 vjet më parë u mirëprit nga FA Shqiptare. Ky delegacion përcolli mesazhin, vlerën dhe kontributin jo vetëm si ekzekutues e mbështetës financiar i veprimtarive ushtarake, por në radhë të parë si një partner i rëndësishëm i FA Shqiptare", - tha ministri Imami.

Ai ka falënderuar veçanërisht gjeneral Piccottin për kontributin e tij për FA Shqiptare, duke theksuar se "ju patët rastin të jeni prezent në momentin historik për vendin tonë, atë të anëtarësimit në NATO, që ishte rezultat jo vetëm i përpjekjeve të të gjithë popullit shqiptar por dhe i transformimit të thellë të forcave tona të armatosura. Ekipi që Ju drejtuat, vlerësohet si bashkudhëtar në rrugën tonë për arritjen dhe përsosjen e standardeve që i kërkohen një force ushtarake të një vendi anëtar të NATO-s".

Duke përfunduar fjalën e tij z. Imami shprehu edhe një herë urimet më të mira për Gjeneral Piccottin, për familjen e tij, si dhe i uroi punë të mbarë në të ardhmen. Ai shprehu sigurinë se gjeneral Piccotti do të mbetet një mik i Shqipërisë dhe i Forcave të Armatosura Shqiptare.

Më pas Imami i ka dorëzuar shefit të Repartit të Tretë pranë Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Italiane gjeneral major Pasquale Preziosa, Medaljen e Artë të Shqiponjës të akorduar nga Presidenti i Republikës z. Bamir Topi, si dhe Medaljen për Shërbime të Shquara për shefin e DIE-së, gjeneral brigade Aldo Piccotti.

Në fjalën e tij gjeneral brigade Piccotti theksoi se kam punuar për disa vite në Shqipëri dhe dua të nënvizoj se këtu gjeta një ambient tepër të ngrohtë e mikpritës, bashkëpunova ngushtë me ushtarakët e FA Shqiptare, me drejtuesit kryesor të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Shtabit të Përgjithshëm në këto vite. DIE, tha ai, ka dhënë një ndihmë të madhe për FA Shqiptare dhe për Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit në NATO.

e.r/NOA

KOMENTE