Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ndalohet nga policia një 23-vjeçar i akuzuar për një sërë vjedhjesh me dhunë
English

Ndalohet nga policia një 23-vjeçar i akuzuar për një sërë vjedhjesh me dhunë

Tiranë, 18 shtator NOA - Një 23-vjeçar i akuzuar për një sërë vjedhjesh me dhunë ka rënë në pranga ditën e djeshme nga policia e Tiranës.

Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.5 Tiranë, kryen ndalimin e 23-vjeçarit Viktor Vezi, 23 - vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje. Ndalimi i tij u krye sepse dyshohet se në bashkëpunim me 19-vjeçarin Shaban Miftari, dhe 17-vjeçarin, E.Gj, të cilët tashmë ndodhen të arrestuar, dyshohet se kanë realizuar një sërë vjedhjesh me dhunë, në periudha të ndryshme kohore në Paskuqan.

Më datë 18 gusht të këtij viti dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin në Paskuqan, kanë vjedhur me dhunë një bashkëmoshatarin e tyre duke i marrë shumën e parave prej 2 000 lekësh dhe një telefon celular. Më datë 24 gusht të këtij viti dyshohet se kanë vjedhur në Paskuqan 2, banesën në pronësi të një shtetaseje duke marrë shumën e parave prej 50 000 lekë dhe dy telefona celular. Më datë 18 gusht 2009, dyshohet se në rrugën "Selaudin Zorba", kanë vjedhur automjetin tip-"Ford Fiesta", me targa TR 1197 N, në pronësi të një shtetasi dhe më datë 12 Prill 2009, dyshohet se kanë realizuar vjedhjen e dyqanit në pronësi të një shtetaseje, e ndodhur në rrugën "Abedin Çiçi" në Tiranë. Viktor Veizi akuzohet për veprat penale të "Vjedhjes me dhunë" dhe të "vjedhjes" në bashkëpunim.

k.k/NOA

KOMENTE