English

Skandal pas skandali, skuderia Renault në kaos të plotë

Tiranë, 18 Shtator NOA - Ekipi i Renaultit është përfshirë në një kaos të vërtetë, pas ngjarjeve të fundit, ku në qendër ka qenë një skandal i publikuar në media dhe që lidhet me Çmimin e Madh të Singaporit të vitit 2008.

Drejtuesit më të lartë të Renaultit janë larguar nga drejtimi i skuderisë, por debatet kanë shpërthyer në mbarë mediat botërore.

Briatore insiston se ka sakrifikuar veten e tij, duke thënë për "Mirror" se: - "Me këtë largim jam përpjekur që të shpëtoj skuadrën. Kjo ka qenë detyra ime, që ta ndihmoj skuadrën sa më shumë. Dhe për këtë arsye jam tërhequr." Sakaq, Patrik Peleta, kreu i Renaultit ka pranuar se skandali e ka dëmtuar mjaft skuderinë e Renaultit. - "Skuadra e ka të qartë tani se është bërë një gabim dhe ndëshkimi duhet të jepet," - theksoi ai. - "Flabio Briatore e konsideron veten moralisht të përgjegjshëm dhe është tërhequr për këtë arsye."

Duke i dhënë mundësi Renaultit që të ecë para, ai shtoi: - "Kjo nuk është një çështje e momentit. Na duhet më shumë kohë që të shohim opsionet tona."

Briatore dhe numri 2, Pet Simonds akuzohen se i kanë kërkuar pilotit Nelson Pikuet, në Çmimin e Madh të Singaporit, gjatë vitit të kaluar, që të shkaktojë ndonjë incident dhe të ndihmojë Fernando Alonson për të dalë në vend të parë.Â

Renault theksoi në një deklaratë zyrtare: Ndërkaq, skuderia e Renaultit deklaroi një ditë më parë tërheqjen e Briatores nga drejtimi dhe të Drejtorit Ekzekutiv, Pet Simonds. Por Briatore mund të humbë edhe drejtimin e QPR-së në Premier Ship.

Ai është pronar i klubit anglez dhe rregullorja e futbollit në vendin ishullor nuk lejon që të drejtojë një ekipet njerëz që kanë shkelur parimet etike të garës, edhe në sporte të tjera.

Kësisoj, Briatore mund të humb të gjitha funksionet sportive. Â

Zyrtarët e Formula 1 janë duke bërë përpjekje që të krijojnë një balancë, në lidhej me pasojat skandalit.Â

e.r/NOA

KOMENTE