English

Ballkani, destinacioni i ri i sistemit antiraketor amerikan?! Mediat e aludojnë

Bruksel, 19 shtator, NOA - Turqia ose njëri nga shtetet e tjerë të Ballkanit vlerësohet të jenë ndër vendet më të mundshme për ndërtimin e sistemit amerikan mbrojtës kundër raketave.

Një fakt i tillë prej ditësh po aludohet në mediat e njohura evropiane, duke lënë të nënkuptuar idenë se pas tërheqjes nga Polonia dhe Republika Çeke, Shtetet e Bashkuara të Amerikës për vendndodhjen e re të sistemit të ri raketor do të zgjedhin patjetër një nga vendet e rajonit tonë.

Sistemi i mbrojtjes nga raketat fillimisht u propozua nga ish-Presidenti Xhorxh Bush, i cili tha se do ta mbronte rajonin nga një sulm i mundshëm raketor nga Irani. Por, gjeneral i marinës amerikane dhe zëvendësshefi i Shtabit të Shtatmadhorisë amerikane, James Cartëritght, kohët e fundit tha se Shtetet e Bashkuara e kanë mbivlerësuar se sa pranë ndërtimit të një sistemi raketash balistike me rreze të gjatë veprimi është Irani.

n.e/NOA

KOMENTE