Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta takon Koordinatore e Përhershme të OKB, njihet me axhendën e Nju Jorkut
English

Meta takon Koordinatore e Përhershme të OKB, njihet me axhendën e Nju Jorkut

Tiranë, 19 Shtator NOA - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme Ilir Meta priti sot, në mjediset e Ministrisë së Jashtme Përfaqësuesen e Përhershme të Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (PNUD) dhe Koordinatore e Përhershme e KB në Shqipëri Ga¼lden Ta¼rka¶z-Cosslett.

Takimi erdhi para nisjes së z. Meta të hënën së bashku me kryeministrin Sali Berisha në SHBA, për të marrë pjesë në Sesionin e 64 të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork.

Përfaqësuesja e Përhershme Türköz-Cosslett informoi z. Meta për axhendën e Prezencës së PNUD-it në Shqipëri, sikurse është projekti pilot NJË-OKB, si dhe për prioritetet e axhendës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së (ndryshimet klimaterike, takimi vjetor i Aleancës së Civilizimeve, etj).

Meta në takim tha se rikonfirmonte interesimin e Qeverisë shqiptare për të vazhduar dhe thelluar më tej bashkëpunimin me Prezencën e PNUD-it në Shqipëri për projektet në proçes.

Nga ana tjetër, ai shprehu gatishmërinë për një bashkëpunim aktiv në kuadër të projekteve për Diplomacinë Kulturore dhe projektet e organizatës për punësimin, sidomos atij të rinisë dhe grave.

e.r/NOA

KOMENTE