Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
ZMK vlerëson urdhrin e kreut të ri të Arsimit për njohjen e diplomave të studentëve të Drejtësisë
English

ZMK vlerëson urdhrin e kreut të ri të Arsimit për njohjen e diplomave të studentëve të Drejtësisë

Tiranë, 19 Shtator NOA - Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve ka falënderuar Ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj i cili në ditën e parë të punës zgjidhi një problem të mbarsur nga paraardhësi i tij Fatos Beja.

Në fakt, ZMK u kontraktua nga përfaqësuesit e studentëve të Fakultetit të Drejtësisë për të mbrojtur interesat e tyre në lidhje me njohjen e diplomave të tyre nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Siç dihet, me qindra studentë të Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës të sistemit 4 vjeçar, iu mbetën diplomat jashtë njohjes nga Ministria çka i bënte këto diploma të pavlefshme dhe kjo rrezikoi drejtpërdrejtë arsimimin e mëtejshëm brenda dhe jashtë Shqipërisë të qindra studentëve, por po ashtu rrezikonte edhe vetë punësimin e tyre në sektorin publik dhe privat.

Para një jave përfaqësuesit e studentëve të drejtësisë kontraktuan Avokatin e Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorëve Altin Goxhaj për të përfaqësuar ligjërisht interesat e tyre pranë Ministrisë së Arsimit.

Përfaqësuesit e studentëve me mbështetjen e ZMK-së organizuan një konferencë për shtyp përballë Ministrisë së Arsimit ku i kërkuan ndihmë Kryeministrit Dr. Sali Berisha. Ndërkohë ZMK i paraqiti shqetësimin e studentëve që ditën e parë Ministrit të Arsimit Myqerem Tafaj i cili premtoi se do të zgjidhte me urgjencë si çështje prioritare këtë problem.

Vetëm 24 orë më pas, Ministri Tafaj firmosi njohjen e diplomave një rast ky për t'u përshëndetur pasi tregon predispozicion maksimal të tij për t'iu përgjigjur nevojave të mëdha të arsimit shqiptar.

Për këtë arsye ZMK e konsideron këtë përgjigje të menjëhershme të Ministrit Tafaj si një shenjë të mirë të një administrimi të mirë që do të ndodhë këto 4 vjet me arsimin shqiptar.

e.l/NOAÂ

KOMENTE