Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Aleanca Kundër Diskriminimit reagon për vrasjen e tranvestitit në Tiranë
English

Aleanca Kundër Diskriminimit reagon për vrasjen e tranvestitit në Tiranë

Tiranë, 21 Shtator NOA - Aleanca Kundër Diskriminimit (AKD) ka reaguar sot duke u shprehur e tronditur për lajmin e "vrasjes makabre të një tranvestiti të shtunën në mbrëmje në qendër të Tiranës", kurse ka akuzuar policinë për paaftësi.

"Lexuam komunikimet e para zyrtare të policisë dhe jemi të shokuar nga paaftësia me të cilën është trajtuar çështja. Policët në vendngjarje nuk ishin të aftë as edhe të identifikonin viktimën, ndërkohë që viktima punonte prej vitesh në atë zone, e madje në një rast të mëparshëm ka qenë skeduar nga policia dhe akuzuar për prostitucion", - vëren AKD. Aleanca ka mohuar pistën e vrasjes së mundshme të 38-vjeçarit Petrit Xhemal Lucaj njohur me pseudonimet "Kristi" apo "Kristina", duke deklaruar se "puna" e tranvestutit ishte e pavarur.

"Një hetim i shpejtë i autoriteteve në këtë komunitet do të konstatonte se komuniteti i tranvestitëve në Tiranë bashkëjeton në mënyrë të organizuar për të siguruar jetesën dhe vetëmbrojtjen, duke mos pasur kështu nevojë as për tutor dhe as për konkurrencë".

Në këtë pikë, Aleanca kërkon zbardhjen e plotë dhe sa më të shpejtë të kësaj vrasjeje, që thekson se ndodhi në sytë e policisë, në zemër të kryeqytetit. Për AKD, kjo është një ngjarje që "duhet të na bëjë të gjithëve të reflektojmë për faktin se sa paturpësisht shkelen të drejtat e njeriut dhe se sa pa vlerë trajtohet jeta njerëzore në Shqipëri".

"Është e patolerueshme që, ndonëse ky komunitet tranvestitësh ndodhet çdo orë përpara policisë, nuk bëhet asgjë për t'i mbrojtur nga keqtrajtimet dhe tashmë edhe nga vrasjet", - vijon reagimi i AKD.

Kurse më tej ashpërsohet akuza: "Sjellja e policisë ndaj këtij komuniteti është një hipokrizi e mirëfilltë: policët bëjnë sikur patrullojnë në qendër të Tiranës, ndërkohë bëjnë një sy qorr e një vesh shurdh ndaj prostitucionit në qendër të kryeqytetit dhe herë pas here policia e pranishme në raste dhune ndaj tranvestitëve bën sikur nuk shikon".

Duke pretenduar se në jo pak raste të tjera vetë policët i dhunojnë psikologjikisht dhe fizikisht tranvestitët, AKD shton se "një rast i tillë, kur policia nuk lëvizi as gishtin për të ndihmuar një tranvestit që po rrihej në rrugë është denoncuar edhe në media".

Në përfundim të reagimit të saj, Aleanca Kundër Diskriminimit thotë se kërkon gjetjen dhe vënien para drejtësisë të autorit të vrasjes së 38-vjeçarit Lucaj".

e.r/NOA

KOMENTE