Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dita e Bajramit, Berisha uron besimtarët myslimanë: Përgëzoj tolerancën fetare
English

Dita e Bajramit, Berisha uron besimtarët myslimanë: Përgëzoj tolerancën fetare

Tiranë, 20 shtator NOA - Kryeministri, Sali Berisha i shoqëruar dhe nga bashkëshortja e tij vizitoi sot në mesditë Myftininë e Shkodrës, me rastin e festës së Fiter Bajramit.

Berisha u prit nga Myftiu i Shkodrës Imam Ndriçim Sulejmani dhe besimtarë të tjerë. Kryeministri Berisha shprehu urimet më të përzemërta për të gjithë besimtarët myslimanë në këtë ditë, të cilën e cilësoi një ditë në të cilën njeriu nderon sakrificën dhe përkushtimin e tij ndaj Zotit, besimit dhe të mirës.

"Shfrytëzoj rastin për t'u përcjellë besimtarëve mysliman të Shkodrës, të mbarë Shqipërisë dhe të gjithë besimtarëve shqiptar gëzuar këtë ditë të shenjtë, Ditën e Bajramit, ditën në të cilën njeriu nderon sakrificën dhe përkushtimin e tij ndaj Zotit, besimit dhe të mirës. Gjithçka e mirë që ekziston sot dhe që e gëzon njeriu është e ndërtuar mbi sakrificën dhe përkushtimin e tij" thuhej në mesazhin e urimit të Berishës drejtuar besimtarëve myslimanë.

"Në këtë aspekt, Dita e Bajramit është një frymëzim i madh, është një ditë shprese, një ditë besimi të madh, një ditë e cila të bën të shohësh i sigurt drejt të ardhmes.

Gjej rastin të falënderoj më mirënjohje më të thellë udhëheqësit e komunitetit fetar mysliman, e komunitetit fetar katolik dhe e komunitetit fetar ortodoks për punën e madhe që kanë bërë në rindërtimin e besimeve fetare, për mesazhin e shkëlqyer që përcjellin në Shqipëri dhe në mbarë botën, për tolerancën dhe bashkëjetesën fetare, dëshmi e shpirtit të madh të shqiptarëve dhe kombit shqiptar" tha më tej kryeministri.

Kryeministri Berisha, i shoqëruar nga bashkëshortja Liri Berisha, mori pjesë sot edhe në pritjen e organizuar nga Bashkësia Myslimane Shqiptare në ambientet e Hotel "Tirana International".

Berisha u takua me kryetarin e Komunitetit Mysliman Shqiptar, Haxhi Ing. Selim Muça dhe me besimtarë të tjerë të pranishëm në këtë pritje.

Duke folur para mediave të pranishme, Kryeministri Berisha u shpreh:

"Edhe njëherë dëshiroj t'u përcjell urimet më vëllazërore dhe më të përzemërta besimtarëve myslimanë shqiptarë, udhëheqësve të komunitetit myslimanë, besimtarëve shqiptarë dhe udhëheqësve të besimeve të mëdha fetare shqiptare, në këtë ditë të shenjtë, ditë në të cilën njeriu nderon përkushtimin e tij, nderon sakrificën e tij ndaj të gjithëfuqishmit, ndaj Zotit.

Sakrifica është themeli i të gjitha mirësive që krijon njeriu për veten, familjen, shoqërinë dhe kombin.

Në këtë aspekt Dita e Bajramit është një ditë frymëzimi i madh, ditë e cila të shumëfishon besimin tek e ardhmja më e mirë. Le të urojmë së bashku që Bajrami që vjen të na gjejë edhe më mirë dhe shpreh bindjen se me ndihmën e Zotit do ta kemi më të mirë Bajramin e ardhshëm".

k.k/NOA

KOMENTE